“Vuçiqi në burg”, qytetarët serbë në veri mbajnë 15 minuta heshtje për viktimat në Novi Sad
Aktuale
January 24, 2025 - 12:27
Sot dhjetëra qytetarë serbë janë bashkuar te Fakulteti Filozofik në veri të Mitrovicës për të protestuar kundër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.
Ata kanë mbajtur 15 minuta heshtje në shenjë proteste për 15 personat që humbën jetën në Novi Sad.
Sipas telegrafit, i pranishëm ishte edhe zëvendësministri për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq, si dhe lideri i partisë “Demokracia Serbe”, Aleksandar Arsenijeviq.
Tashmë protesta ka përfunduar, në fund të protestës qytetarët kanë brohoritur “Vuçiqi në burg”.