Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqi zgjidhen anëtarë të rinj të PZAP-it

Violeta Husaj-Rugova dhe Ramush Bardiqi zgjidhen anëtarë të rinj të PZAP-it

Aktuale January 24, 2025 - 12:17

Këshilli Gjyqësor i Kosovës ka emëruar me shumicë votash Violeta Husaj-Rugovën dhe Ramush Bardiqin si anëtarë të rinj të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP).

Husaj-Rugova mori dhjetë vota nga anëtarët e Këshillit, ndërsa Bardiqi tetë vota. Anëtarja e re e PZAP-it është gjyqtare në Gjykatën e Apelit, ndërkaq Bardiqi është gjyqtar në Gjykatën Komerciale.

Mandati i tyre është 4-vjeçar.

Pjesë e garës për anëtar të PZAP-it ishin edhe gjyqtarët, Ramiz Kuqi, Liridon Maloku dhe Faton Bajrami.