Haradinaj në Legjionin Amerikan, njoftohet për punët e veteranëve në SHBA
Aktuale
January 24, 2025 - 10:38
Ramush Haradinaj, kandidati i koalicionit Kosova Fituese, në kuadër të vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është ftuar në Legjionin Amerikan.
Në një postim në Facebook, Haradinaj shkruan se aty u prit nga drejtori ekzekutiv Mario Marquez, drejtori Joseph C. Sharpe Jr. dhe Besa Pinchoti, shefe ekzekutive e familjeve ushtarake.
“U njoftova lidhur me punën që bëjnë për veteranët, rregulloret e punës, shtrirjen, si dhe kuadrin ligjor që rregullon funksionimin dhe financimin e kësaj organizate të rëndësishme për veteranët dhe familjet e tyre, si dhe për familjet e të rënëve në mbrojtje të demokracisë, vlerave dhe interesave kombëtare të Shteteve të Bashkuara”, ka thënë Haradinaj.