Ish-studenti i UP-së e bën krenare Kosovën, magjistron në Universitetin e Bristolit me plis në kokë
Liri Hoxhaj, ish-studenti i Universitetit të Prishtinës, ka magjistruar sot në Universitetin e Bristol.
Ai vite më parë ishte shpallë studenti më i dalluar i Universitetit të Prishtinës, por nuk e la me kaq.
Sot, Lir Hoxhaj, i cili është gjithashtu edhe djali i profesorit dhe politikanit Enver Hoxhaj si dhe djali i profesoreshës Remzie Shahini Hoxhaj, ka magjistruar në Universitetin e Bristolit në Britani të Madhe. Liri, ka kohë që atje është angazhuar edhe si hulumtues shkencor dhe asistent mësimor në Imperial College London, një ndër universitetet më prestigjoze në botë.
Në renditjen nga te World University Rankings, sipas Times Higher Education World University Rankings për 2024, Imperial College London është i treti në Britani të Madhe dhe i teti në botë.
Lajmin për magjistraturën e tij e dha vet profesori dhe ish-ministri i jashtëm i Kosovës Enver Hoxhaj përmes rrjetit social Facebook.
"Sot është një ditë e veçantë dhe e mbushur krenari për familjen tonë! Djali jonë, Liri ka arritur një sukses të jashtëzakonshëm, duke magjistruar në Universitetin e Bristol. Puna e tij është dëshmi e talentit, përkushtimit dhe punës së palodhur që e ka karakterizuar gjithmonë dhe ai sot punon si hulumtues shkencor dhe asistent mësimor në Imperial College of London. Lir, suksesi yt është burim frymëzimi për të gjithë ne. Pafundësisht jemi krenar për ty dhe mezi presim të shohim rrugëtimin tënd të ardhshëm drejt arritjeve të reja!", ka shkruar Hoxhaj.
Për sukseset e Lir Hoxhajt, vitet e kaluara ka shkruar edhe Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi, ku pati njoftuar se Hoxhaj ishte shpallë student i dalluar i Fakultetit Ekonomik në UP. /Zëri