Tahiri publikon foto nga koha e shënjimit të kufirit Kosovë – Serbi: Këto janë suksese historike të qeverive të kaluara
Aktuale
January 23, 2025 - 18:27
Ish-kryenegociatortja e Kosovës për bisedime Serbinë, Edita Tahiri, ka publikuar disa fotografi nga koha kur janë shënjuar pikat kufitare në veri në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Ajo ka treguar se një gjë e tillë ishte bërë me praninë e tri palëve: Kosovës, EULEX-it dhe Serbisë.
Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka shkruar se këto janë suksese historike të qeverive të kaluara.
“Keto foto deshmojne vendosjen sovranitetit territorial te shtetit te Kosoves ne kufirin Kosove-Serbi - ku shenjuam pikat kufitare se bashku tre palet, Kosova BE dhe Serbia, shkuam me helikopteret e EULEX-it ne vitin 2013. Keto jane suksese historike te neve qeverive te kaluara - me vepra jo me fjale”, ka shkruar Tahiri.