Kandidatja e PDK-së Floretë Zejnullahu premton ulje çmimesh dhe rritje pagash nën drejtimin e Hamzës

Kandidatja e PDK-së Floretë Zejnullahu premton ulje çmimesh dhe rritje pagash nën drejtimin e Hamzës

Aktuale January 23, 2025 - 12:36

Kandidatja e PDK-së për deputete, Floretë Zejnullahu, ka folur për situatën ekonomike dhe të drejtat e punëtorëve në Kosovë.

Zejnullahu ka thënë se çmimi i miellit, vajit dhe bukës është rritur për 50%, ndërsa ai i rrymës për 110%.

Kandidatja e PDK-së për deputete ka shtuar edhe çmimi i tatimit në pronë është rritur për 200%.

“Çmimet e larta janë problem me të cilin ballafaqohemi secili në Kosovë. Sot gjithçka është më shtrenjtë”, ka deklaruar Zejnullahu.

Ajo ka thënë se është koha që kjo krizë ekonomike të marrë fund, dhe se zgjidhja është Bedri Hamza kryeministër, duke premtuar se do të ulin çmimet dhe do të rrisin pagat.

Zejnullahu ka thënë se tjetër problem është papunësia dhe se ata që janë të papunë do t’i mbështesin me masa konkrete.

“Me Bedri Hamzën kryeministër, të papunët do të mbështeten me masa konkrete, ndërsa të drejtat e punëtorëve do të garantohen dhe mbrohen”.

Floretë Zejnullahu mban numrin 33 në listën e PDK-së për zgjedhjet e shkurtit 2025.