Rriten rastet me grip, më të rrezikuar ata me sëmundje kronike
Foto: Laura Hasani

Rriten rastet me grip, më të rrezikuar ata me sëmundje kronike

Aktuale January 23, 2025 - 11:10

Doktoresha Vjollca Zeqiri, mjeke familjare, foli për ndikimin e gripit sezonal dhe për gjendjen shëndetësore të pacientëve që paraqiten në shtëpitë e shëndetit.

Ajo theksoi se sezoni i gripit ka sjellë një rritje të rasteve, ku simptomat kryesore përfshijnë teshtima, kollitje, temperaturë dhe bllokim të hundëve.

Sipas Zeqirit, personat me sëmundje kronike, veçanërisht ata që vuajnë nga astma apo bronhiti, janë më të rrezikuar dhe mund të përjetojnë përkeqësim të gjendjes shëndetësore.

"Trajtimi është simptomatik dhe përfshin analiza dhe ekzaminime të përgjithshme. Nuk përshkruajmë antibiotikë për gripin, por përdorim analgjetikë ose antipiretikë për të lehtësuar simptomat. Nëse ka ndonjë komplikim, si pneumonia, trajtimi bëhet në përputhje me gjendjen specifike të pacientit", shpjegoi doktoresha Zeqiri.

Ajo inkurajojë qytetarët të konsultohen me profesionistë të shëndetit nëse shfaqin simptoma të gripit, veçanërisht ata që kanë sëmundje të tjera kronike. /rtk