Qeveria miraton vendimin për shpronësimin e  pronave për Terminalin Doganor në Meradare

Qeveria miraton vendimin për shpronësimin e pronave për Terminalin Doganor në Meradare

Aktuale January 22, 2025 - 22:10

Qeveria e Kosovës ka marrë vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor në Merdare.

Ky vendim është marr në mbledhjen elektronike të Qeverisë, transmeton Zeri.info.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin përfundimtar për shpronësimin për interes publik të pronave të paluajtshme për nevoja të Terminalit Doganor Merdare, Komuna e Podujevës”, thuhet në njoftim. /Zëri