KFOR-i jep detaje për vizitën e Barduanit dhe Scottit në urën e Ibrit

KFOR-i jep detaje për vizitën e Barduanit dhe Scottit në urën e Ibrit

Aktuale January 22, 2025 - 17:44

Gjatë ditës së sotme Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Enrico Barduani, mirëpriti Zëvendëskomandantin e Komandës së Forcës së Përbashkët të NATO-s në Napoli, Gjeneral Lejtnant Peter K. Scott, në selinë e KFOR-it, në Kamp Film City, Prishtinë.

Gjatë takimit, siç thuhet në njoftim, Komandanti i KFOR-it ndau pikëpamjet e tij mbi situatën aktuale të sigurisë në rajon dhe nënvizoi përpjekjet e KFOR-it për të siguruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë, duke mbështetur dialogun e lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

Vizita vazhdoi në Urën mbi Lumin Ibër në Mitrovicë, ku thuhet se Gjeneral Lejtnant Scott pati mundësinë të takohej me një patrullë të Njësisë së Specializuar Shumëkombëshe (MSU), duke shprehur mirënjohjen e tij për përpjekjet e tyre të vazhdueshme.

Më pas, ata u zhvendosën në Komandën Rajonale Perëndim (RC-Ë) në “Kamp Villaggio Italia” në Pejë dhe vizituan Manastirin Ortodoks të Deçanit, ku u takuan me Abatin, At Sava Janjiq, duke theksuar rolin e rëndësishëm që luajnë liderët fetarë në nxitjen e harmonisë në shoqëri. /Zëri