Momenti kur polici detyrohet ta vrasë qenin e rrezikshëm, që sulmoi nxënësit në Shirokë të Suharekës
Aktuale
January 22, 2025 - 15:00
Policia e ka vrarë qenin, i cili kishte sulmuar sot katër nxënës në shkollën fillore “17 Shkurti” në Shirokë të Suharekës.
Klankosova.tv ka siguruar pamjet në momentin kur qeni ishte goditur nga zyrtari i Policisë së Kosovës.
Policia në një njoftim për këtë çështje ka thënë se: “Qeni ka sulmuar edhe policët, mirëpo në shpejtësi është asgjësuar duke e mënjanuar rrezikun e mëtutjeshëm”.
Dy nga nxënësit patën lëndim më të rëndë, ndërsa dy të tjerë lëndime më të lehta, të gjithë kanë marrë ndihmë mjekësore.