Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: KPM-ja duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve: KPM-ja duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik

Aktuale January 22, 2025 - 13:34

Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka reaguar për zgjedhjen e Besnik Berishës si kryetar i ri i Komisionit të Pavarur të Mediave.

IFJ-ja, përmes një reagimi, tha se është e shqetësuar për procesin e përshpejtuar zgjedhor të kryetarit të ri të KPM-së.

“IFJ-ja ndan shqetësimin e njëjtë me AGK-në për procesin e përshpejtuar zgjedhor të kryetarit të ri të Komisionit të Pavarur të Mediave. KPM-ja duhet të mbetet e lirë nga ndikimi politik për ta ruajtur mandatin e mbrojtësit të lirisë së mediave”, thuhet në reagim.

Në lidhje me zhvillimet në KPM, ditë më parë ka reaguar edhe juristja e mediave, Flutura Kusari, ku zgjedhjen e Besnik Berishës në krye të KPM-së e quajti kapje politike.

“KPM-ja tash ka kryetar jo legjitim. Ky është sulm politik ndaj pavarësisë së Komisionit të Pavarur për Media dhe është bërë për të ushtruar presion në televizione”, shkroi Kusari.