AGK-ja njofton për vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

AGK-ja njofton për vdekjen e gazetares Olga Priadko, ishte strehuar në Kosovë për shkak të luftës në Ukrainë

Aktuale January 22, 2025 - 11:56

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka njoftuar se ka vdekur gazetarja ukrainase Olga Priadko, e cila ishte strehuar në Kosovë në kuadër të programit “Gazetarët në Rezidencë - Kosova”.

AGK-ja ka bërë të ditur se Priadko ishte 51-vjeçare dhe tash e dy vjet ishte duke jetuar në Prishtinë së bashku me djalin e saj, Yaroslavin.

“Me dhimbje të thellë, Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës njofton vdekjen e gazetares ukrainase, Olga Priadko, në moshën 51-vjeçare. Ajo ishte pjesë e programit ‘Gazetarët në Rezidencë – Kosova’. Zonja Priadko ka vdekur në banesën e saj në Prishtinë, ku jetonte për më shumë se dy vjet me djalin e saj, Yaroslavin”, thuhet në njoftim.

AGK-ja dhe Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias (ECPMF) kanë shprehur ngushëllimet e tyre më të thella për familjen dhe miqtë e gazetares Priadko.

“Përkushtimi i saj në gazetari do të kujtohen dhe nderohen nga të gjithë ata që punuan me të”, thuhet në njoftimin e AGK-së.