Fushata e politikanit gjerman habit të gjithë: Kam vendosur të mësoj shqip
Aktuale
January 22, 2025 - 09:48
Tabloidi gjerman “Bild”-it i ka kushtuar vëmendje fushatës që po bën politikani i SPD-së, Markus Schreiber.
Ai është fokusuar te komuniteti shqiptar që jeton në Gjermani. Ai madje ka postuar disa video në TikTok duke folur shqip.
“Kjo nuk ka ndodhur kurrë më parë, të paktën jo në Hamburg”, thuhet në shkrimin e “Bild”-it.
“Po mësoj shqip”, thotë ai në videon e parë.
Dhe pastaj shpjegon se çfarë do të thotë në shqip “mirupafshim” dhe “lamtumirë”.
Ai tregon me duar edhe simbolin kombëtar shqiptar, “Shqiponjën dykrenore”.
@markus.schreiber29 #fyp #fy #albanischlernen #albanian #shqip #shqipe #shqiptar #ë #ë #veddel #kosovo #viral #challenge #albanien #hamburg ë orijinal ses - Media.Kulubë