Një kontingjent i FSK-së, pjesë e ushtrimit “Winter EX 2025”
Kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës u është bashkuar forcave partnere në ushtrimin ndërkombëtar “Winter EX 2025”, që udhëhiqet nga Forcat e Armatosura të Republikës së Turqisë ( FART).
FSK-ja është pjesë e këtij ushtrimi në kuadër të bashkëpunimit bilateral dhe ftesës së pranuar nga FART-i, thuhet në njoftim.
Ndër të tjera, thuhet se ushtrimi Fushor “Winter EX 2025” është një aktivitet shumëpalësh me pjesëmarrje të gjerë nga vendet partnere, agjencitë e sigurisë, organizatat qeveritare dhe joqeveritare të Turqisë, e që fokus ka aspektin operacional dhe taktik në kushte të motit ekstrem dhe brenda kufijve territorialë të Turqisë.
“Pjesëmarrja e FSK-së në ushtrim ka për qëllim ngritjen dhe avancimin e kapaciteteve operacionale dhe profesionale të njësive, si dhe ngritjen e ndërveprueshmërisë në operacionet e përbashkëta me partnerët”, bëhet e ditur në komunikatë.