“Burrë dhe grua, pikë!” - Eman Rrahmani në një linjë me Donald Trumpin rreth konceptit të gjinive
Kryetari i Koalicionit për Familjen, Eman Rrahmani, ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të presidentit Donald Trump.
Ai ka ndarë një mesazh të presidentit Trump, i cili tha se në SHBA do të ketë vetëm dy gjini, burrë dhe grua.
“Kauza jonë: “Mashkull dhe femër”, vetëm dy gjini, PIKË”, ka shkruar Rrahmani, derisa është shprehur i nderuar që ishte pjesë e kësaj ceremonie.
Ai e ka cilësuar këtë si moment historik, derisa ka theksuar se me krenari përfaqëson vlerat dhe parimet e Koalicionit për Familjen.
“Një moment historik dhe një atmosferë e jashtëzakonshme! Me krenari përfaqësoj vlerat dhe parimet e Koalicionit për Familjen, për të forcuar lidhjet me aleatin tonë më të madh, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Familja, tradita dhe vlerat konservatore janë themeli ynë! Ky është një hap domethënës në rrugëtimin tonë për të mbrojtur identitetin dhe të ardhmen e kombit tonë”, ka shkruar Rrahmani.