Ish-truproja i Rugovës tregon se si presidenti historik i shpëtoi atentatit [foto]
Foto: Laura Hasani

Ish-truproja i Rugovës tregon se si presidenti historik i shpëtoi atentatit [foto]

Aktuale January 21, 2025 - 13:00

Mëngjesin e 15 marsit të vitit 2005, derisa eskorta e presidentit historik Ibrahim Rugova ishte duke shkuar drejt Presidencës, në rrugën që atë kohë quhej “Ramiz Sadiku”, tash “Agim Ramadani”, ishte goditur vetura në të cilën po udhëtonte presidenti Rugova.

Këtij atentati fatmirësisht i shpëtoi presidenti historik Ibrahim Rugova, shkruan Zeri.info.

Image

Pothuajse 20 vjet pas sulmit, vetura e cila u sulmua e në të cilën ishte presidenti Rugova tash është restauruar.

Gjatë ditës së sotme, në 19-vjetorin e vdekjes së presidentit Rugova, kjo veturë u ekspozua para Presidencës, e madje edhe vetë presidentja Vjosa Osmani udhëtoi sot me këtë veturë, ku edhe ishte për homazhe te varri i Rugovës.

Gati 20 vjet pas sulmit, Elez Nikçi, ish-shefi i mbrojtjes së afërt të ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, tregoi se si arriti që t’i shpëtojë këtij aksidenti presidenti Rugova, raporton Zeri.info.

Image

Sipas tij, arsyeja që presidenti Rugova i shpëtoi këtij atentati ishte se kishte ndërruar vendin ku ulej zakonisht.

Ai tha se presidenti Rugova ishte ulur diku në fund të veturës dhe për këtë arsye edhe ka arritur t’i shpëtojë atentatit. /Zëri

Image