Ambasadori Malaj: Rugova, shembulli më i lartë i mençurisë politike
Foto: Facebook

Ambasadori Malaj: Rugova, shembulli më i lartë i mençurisë politike

Aktuale January 21, 2025 - 12:32

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, thotë se figura e Ibrahim Rugovës mbetet shembulli më i lartë i mençurisë politike dhe përkushtimit për paqe e dinjitet njerëzor.

Pasi bëri homazhe te varri i Rugovës në 19-vjetorin e vdekjes së tij, Malaj thotë më tej se Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Prishtinë dhe popullit shqiptar shpreh mirënjohjen dhe nderimet më të thella për veprën e tij.

“Sot nderuam dhe përkujtuam me përulje dhe respekt Presidentin Ibrahim Rugova, personalitetin e jashtëzakonshëm që udhëhoqi me urtësi dhe vizion popullin e Kosovës në rrugën drejt lirisë dhe pavarësisë. Figura e Dr. Rugovës mbetet shembulli më i lartë i mençurisë politike dhe përkushtimit për paqe e dinjitet njerëzor. Trashëgimia e tij jeton sot përmes Kosovës së lirë dhe sovrane, ndërsa brezat e ardhshëm do të vazhdojnë ta kujtojnë dhe nderojnë kontributin e tij të jashtëzakonshëm. Në emër të Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Prishtinë dhe të popullit shqiptar, shpreh mirënjohjen dhe nderimet më të thella për veprën e tij. Lavdi veprës dhe kujtimit të përhershëm të Dr. Ibrahim Rugovës”, shkroi Malaj.