Gueroti homazhe te varri i Rugovës: Vizioni i tij për Kosovën demokratike fitoi besimin e ndërkombëtarëve

Gueroti homazhe te varri i Rugovës: Vizioni i tij për Kosovën demokratike fitoi besimin e ndërkombëtarëve

Aktuale January 21, 2025 - 12:10

Olivier Guerot, ambasadori i Francës në Kosovë, ka bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Ambasadori francez ka thënë se vizioni i Rugovës për Kosovën e lirë dhe demokratike e ka fituar besimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe mbetet burim frymëzimi.

“Nderim për Ibrahim Rugovën. Qëndrueshmëria e tij përballë vështirësive dhe vizioni i tij për një Kosovë të lirë dhe demokratike i kanë fituar atij besimin e bashkësisë ndërkombëtare dhe mbeten burim frymëzimi”, ka shkruar ai.