Abdixhiku te familja Rugova: Një Kosovë me aleatë dhe miq, mision i LDK-së dje dhe sot

Abdixhiku te familja Rugova: Një Kosovë me aleatë dhe miq, mision i LDK-së dje dhe sot

Aktuale January 21, 2025 - 11:40

Kandidati i LDK-së për kryeministër, Lumir Abdixhiku, pas homazheve te varri i presidentit historik dr. Ibrahim Rugova, ka vizituar edhe familjen e tij.

Ai gjatë vizitës është pritur nga gruaja e presidentit Fana Rugova dhe familjarë të tjerë.

Abdixhiku ka thënë se 19 vjet pas vdekjes së Rugovës, ende janë duke ndjekur rrugën dhe vizionin që ai ka pasur.

“Jemi krenarë dhe jemi gjithë të vegjël përballë një figure kaq të madhe historike. Ta dini se keni një familje të madhe politike me ju që janë pasardhës politik të presidentit Rugova që ndjekin edhe pas 19 viteve pas vdekjes së tij rrugëtimin e njëjtë, një ëndërr të njëjtë, një vizion të njëjtë, një Kosovë e qytetarëve e popullit të Kosovës. Një Kosovë euroatlantike, një Kosovë ku familjet tona dhe rinia jonë bëjnë jetën këtu. Një Kosovë me aleat me miq, një Kosovë të pavarur e sovrane të anëtarësuar në NATO e BE, e me miqësi të përhershme më SHBA-në. Ky ka qenë misioni i presidentit Rugova dje, është mision i LDK-së sot, do të jetë misioni i çdo rugovisti nesër e përherë”, tha ai.

E gruaja e presidentit historik, Fana, falënderoi Abdixhikun që është duke ndjekur rrugën e presidentin Rugova, si dhe e uroi për një fitore në zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Kjo është shtëpia e tij, në realitet shtëpia juaj se kjo është e presidentit Rugova, këtë parti e ka themeluar, ju po e vazhdoni atë rrugë”, ka thënë ajo.

Image