Ambasadori i BE-së përkujton Rugovën: Trashëgimia e tij, testament shprese për brezat që do të vijnë
Ambasadori i BE-së në Kosovë, Aivo Orav, ka thënë se përkushtimi i presidentit historik Ibrahim Rugova ndaj rezistencës paqësore vazhdon të frymëzojë të gjithë.
Nëpërmjet një postimi në “X”, ai më tej thotë se trashëgimia e tij mbetet një testament shprese për brezat që do të vijnë.
“Me ftesë të presidentes Vjosa Osmani, pata nderin të marr pjesë në përkujtimin e 19-vjetorit të ndarjes nga jeta të Dr. Ibrahim Rugovës. Përkushtimi i tij ndaj rezistencës paqësore vazhdon të na frymëzojë të gjithëve. Trashëgimia e tij mbetet një testament shprese për brezat që do të vijnë”, ka shkruar Oravi.
At the invitation of @VjosaOsmaniPRKS, I had the honor of attending the commemoration of the 19th anniversary of Dr. Ibrahim Rugova’s passing.
— Aivo Orav (@AivoOrav) January 21, 2025
His commitment to peaceful resistance continues to inspire us all.
His legacy remains a testament of hope for generations to come. pic.twitter.com/hXLGKey6Ql