Angela Halili, shqiptaro-amerikania që preku zemrat e qindra amerikanëve me leximin e Biblës në inaugurimin e Trumpit
Në ceremoninë e inaugurimit të Donald Trumpit si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara, një moment i veçantë ka qenë leximi i një pjese të Biblës nga shqiptaro-amerikania, Angela Halili.
Ajo u bë pjesë e ngjarjes historike duke lexuar një pjesë nga Bibla, një akt që u prit me duartrokitje nga publiku i pranishëm.
“Zot, të falënderojmë, që vullneti yt gjithmonë triumfon. Duam të marrim një moment për të nderuar presidentin Donald Trump. Të falënderojmë për dashurinë dhe përkushtimin tënd të palodhur që i ke dhënë këtij vendi dhe ne të bekojmë ty dhe familjen tënde të bukur”, ishte një pjesë që u lexua nga Angela Halili.
Kujtojmë se edhe në nëntor të vitit të kaluar, Halili kishte publikuar një video në rrjetet sociale ku shihej ajo së bashku me bashkëprezantuesen e podkastit “Girls Gone Bible”, Arielle Restima krah presidentit Turmp.
Halili dëgjohet duke thënë një lutje për Trumpin, derisa presidenti mbante në duar Biblën, shkruan telegrafi.
Angela Halili është me origjinë nga Tirana, dhe e njëjta është rritur në Flordia. Ajo është autore e podkastit “Girls Gone Bible” së bashku me Arielle Restima, dhe janë të njohura për qasjen e tyre shpirtërore ndaj sfidave të jetës.