Osmani: Rugova vendosi themelet e forta të shtetit të Kosovës në një kohë ku rrezikohej shfarosja e popullit
Presidentja e Republikës së Kosovës Vjosa Osmani, pas homazheve te varri i presidentit Ibrahim Rugova, ka thënë para mediave se presidenti Rugova dha një kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve të forta të shtetit tonë në një kohë, siç tha ajo, jashtëzakonisht të rëndë për popullin e Kosovës kur rrezikohej nga shfarosja.
“Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bash të gjithë qytetarë e Kosovë për liri, pavarësi dhe demokraci, por njëkohësisht u bë edhe zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme, të cilat na u deshën më së shumit pikërisht në ato kohë të vështira e të cilat rezultuan me intervenimin e NATO-s, i cili edhe e ndihmoi çlirimin e Kosovës e pastaj mbështetja e këtyre shteteve mike ndihmoj edhe vetë pavarësimin e vendit tonë”, tha Osmani.
Ajo tha se vizioni i presidentit Rugova ishte largpamës.
“Ai ishte një politikan i jashtëzakonshëm që i solli politikes dimensionin human të saj, dimension që fatkeqësisht i mungonte për një kohë të gjatë, prandaj edhe mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politik bërjes në Kosovë, por edhe kudo që shkojmë në botë”, tha Osmani.
Osmani tha se Rugova u bë zëri i Kosovës në botë për të ndërtuar aleanca të fuqishme që ndihmuan në çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.
“Presidenti Rugova dha kontribut të jashtëzakonshëm në ndërtimin e themeleve te forta të shtetit tonë në një kohë jashtëzakonisht të rëndë në një kohë kur rrezikohej shfarosja e popullit tonë. Në atë kohë presidenti Rugova jo vetëm që bëri bashkë të gjithë qytetarët e Kosovës rreth kauzës për liri, pavarësi e demokraci, por njëkohësisht edhe u bë zëri i Kosovës në botë duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat na u deshtën më së shumti në ato kohë të vështira e të cilat rezultuan me intervenimin e NATO-s që e ndihmoi çlirimin e Kosovës dhe mbështetja e këtyre vendeve mike ndihmoi edhe në pavarësinë tonë. Rugova mbetet jo vetëm shembull i vizionit dhe politikëbërjes në Kosovë, por kudo që shkojmë në botë”, tha Osmani.