Berisha: SPAK-u do të përfundojë në koshin e plehrave, atje e kanë vendin veglat e diktaturës
Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ka vijuar sot akuzat e ashpra ndaj Strukturës së Posaçme (SPAK), mëngjesin e së hënës ku ai duhet të paraqitet në këtë godinë në zbatim të masës së vendosur ndaj tij “detyrim paraqitje”.
Kreu i demokratëve akuzoi SPAK se mban dosje të fshehura, teksa shtoi se veglat mjerane të diktaturës do të përfundojnë në koshin e plehrave.
“E kanë rrethuar me policë. Çfarë frikacakësh. Këtu në dalje po ua lexoj shënimin e mëngjesit që të ia dërgova SKAP-i i partisë. SKAP-i e organizuar në luftë ndaj opozitës, e kryesuar nga Altin Lala do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat mjerane të diktaturës në çdo kohë. Do të përfundojë në koshin e plehrave. Gjatë kohë që qëndrova në ndërtesa gjeta Zaho Kokën me dosjen e tij. Zaho po dëshmonte i rrethuar nga disa OPGJ për Olsi Ramën. Ai kishte dorëzuar foto e video që faktonin që Olsi Rama është një trafikant dhe se ai bashkë me një bandë erdhi nga Bostoni për të vazhduar trafiqet. Pjesa më e madhe e ndërtesës përbëhet nga plehrat e inceneratorit të Tiranës”, tha Berisha.