Ish-ambasadori Dedaj: Administrata Trump do të mbyllë çështjen mes Kosovës dhe Serbisë
Ish-ambasadori i Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Gjergj Dedaj, shpreson se administrate e Donald Trump, do të ndikojë në rikuperimin e bashkëpunimit mes SHBA-së dhe Kosovës, por edhe do të mbyllë çështjen e mos pajtimeve mes Kosovës dhe Serbisë.
“Administrata e Presidentit Amerikan Donald Trump mbetemi me shpresë se do të ndikoj në rikuperimin e bashkëpunimit të Uashingtonit me Prishtinën, por edhe do të nxitë autoritetin dhe impaktin edhe në konsolidimin e balancave të brishta në Ballkan, duke përfshire edhe mbylljen e mospajtimeve konfliktuoze mes Kosovës dhe Serbisë, si dy vende fqinje,t ë cilat akoma mbesin si vende të cilat duhet ta njohin njëra- tjetrën dhe t’i kontribuojnë paqes,sigurisë dhe stabilitetit në këtë pjesë të trazuar të Evropës”, thotë ai.
Dedaj, sugjeron se Trump duhet të veproj pa hezitim e të mos bazohet në mitet dhe përrallat ballkanase.
“Presidenti Trump duhet të veproj pa hezitim dhe energjikisht, duke mos u bazuar në përrallat dhe mitet ballkanike, duke i dhënë fund zhagitjes dhe status-quos në Kosovë, duke i hapur rrugë integrimit euro-atlantik të Kosovës dhe Serbisë, procesit te pajtimit, paqes, bashkëpunimit dhe fqinjësisë së mirë, në gjithë Ballkanin Perëndimor”, potencoi ai.
Ish-ambasadori Dedaj, deklaroi se pushteti i udhëhequr nga Albin Kurti, ka rrezikuar dhe lëkundur raportet Kosovë-SHBA.
“Fatkeqësisht,regjimi në ikje i Albin Kurtit e ka rrezikuar dhe lëkundur këtë partneritet unik, duke vënë në dyshim miqësinë tonë, megjithatë SHBA e kanë të qartë se populli i Kosovës është ndër më proamerikanët në botë, kurse qeveritë shkojnë e vinë”,’ u shpreh ai për Front Online.