Pas 26 vitesh në ankth për familjen, gjenden eshtrat e Xheladin Kabashit
Aktuale
January 18, 2025 - 23:15
Kryetari i Skenderajt, Fadil Nura ka njoftuar se pas 26 vitesh janë gjetur eshtrat e Xheladin Jetish Kabashit.
Nura përmes një shkrimi në Facebook tha se eshtrat e tij janë gjetur në një lokacion në Skenderaj, ndërsa ka shprehur ngushëllime familajet Kabashi.
“26 vite pritje me ankth për familjen Kabashi nga Polaci, për djalin e saj, i zhdukur pa ndonjë lajm që prej luftës së Kosovës, fati i të cilit është zbardhur këto ditë, kur metoda e ADN-së konstatoi se eshtrat e gjetur në një lokacion të territorit të komunës sonë, i përkasin Xheladin Jetish Kabashit. I qoftë i lehtë dheu i Kosovës! Ngushëllimet më të sinqerta familjes Kabashi! Lavdi rënies për liri të Kosovës, Xheladin Kabashit!”, tha ai.