Hoti: Pres qasje më dinamike ndaj Kosovës nga Administrata e re në ShBA
Foto: Laura Hasani

Hoti: Pres qasje më dinamike ndaj Kosovës nga Administrata e re në ShBA

Aktuale January 18, 2025 - 17:45

Avdullah Hoti, kandidati për deputet nga radhët e LDK-së, ka folur për marrëdhëniet që mund të ketë Administrata Trump e Shteteve të Bashkuara të Amerikës karshi Kosovës.

Ai ka thënë se Kosova nuk është në të njëjtën situatë si para katër viteve, pasi sipas tij, situata ndërkombëtare nuk është më njëjtë, për shkak të luftërave të shumta që kanë ndodhur.

“Pres qasje me dinamike nga Administrata e re amerikane, normalisht situata ndërkombëtare nuk është shumë e favorshme si para katër viteve sa i përket nevojës që ka Kosova për të marrë mbështetje ndërkombëtare”.

“Ndoshta është hera e parë që në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore ndodh një luftë, pra mes Rusisë dhe Ukrainës, të përmasave të tilla, jo në përmasat siç po e shohim mes Rusisë dhe Ukrainës. Ka sfida të mëdha botërore se jam i bindur që Administrata e re Amerikane do të detyrohet të merret me to”, ka thënë Hoti.

Hoti theksoi se Kosova duhet të bashkëpunojë dhe të veprojë në koordinim me aleatët, sipas tij, që të mos shihet se sfidë e sigurisë.

“E mira do të ishte që të mos ishim pjesë e atyre tavolinave ku bisedohet për zgjidhjen e konflikteve botërore. Sepse Kosova më nuk është konflikt botëror, Kosova është një vend që e ka shpallur pavarësinë, është njohu nga shumica e vendeve demokratike të botës, ka sfida perëndimore dhe të integrimit evropianë, pra duhet t’ia heqim Kosovës këtë problemin e sfidës së sigurisë. Pra, duke e normalizuar situatën në vend, duke i integruar komunitetet, duke i koordinuar veprime tona me aleatët, dhe duke kërkuar mbështetjen e tyre, edhe për njohje të reja, por në veçanti edhe për integrim në strukturat e sigurisë siç është NATO”,ka thënë Hoti. /klankosova