Hoxhaj në Novosellë të Pejës: E kemi listën më të mirë, Bedri Hamza do të jetë Kryeministër
Sonte në Novosellë të Pejës, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) vazhdoi fushatën e saj elektorale, ku ish-ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj, u mirëprit me entuziazëm të jashtëzakonshëm nga mbështetës të shumtë.
Në një tubim madhështor, Hoxhaj theksoi rolin historik të PDK-së në themelet e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.
“PDK-ja është parti e themeluar në lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. Misioni i Xhavit Halitit, një bir i Novosellës, është i ngulitur në Deklaratën e Pavarësisë dhe në themelet e shtetit tonë,” tha Hoxhaj.
Duke diskutuar për ofertën politike të partisë, Hoxhaj tha se Bedri Hamza është zgjedhja e duhur për kryeministër. “Bedri Hamza është dhe do të jetë Kryeministër..” u shpreh ai.
Hoxhaj gjithashtu kritikoi disa deputetë të legjislaturës aktuale, duke theksuar nevojën për përfaqësues të rinj dhe të aftë. “Kemi listën më të mirë se çdo parti tjetër. Ka pasur deputetë që nuk i kemi dëgjuar asnjëherë. Ata nuk mund të përfaqësojnë qytetarët,” tha ai.