Presidentja Osmani kujton Smajl Hajdarajn në 23-vjetorin e vrasjes

Presidentja Osmani kujton Smajl Hajdarajn në 23-vjetorin e vrasjes

Aktuale January 17, 2025 - 20:49

Presidentja e vendit Vjosa Osmani ka thënë se në 23-vjetorin e vrasjes Smajl Hajdaraj, kujtohet me respekt.

“E kujtojmë me respekt Smajl Hajdarajn, deputetin, aktivistin politik dhe komandantin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i cili u vra pabesisht në një pritë më 17 janar 2002. Ai nuk u ndal as në luftë, as në paqe, duke qëndruar gjithmonë besnik ndaj idealeve të lirisë dhe të pavarësisë. Por, fatkeqësisht, ai u vra në një kohë kur Kosova kishte nevojë për njerëz si ai – për ndërtimin e shtetit dhe forcimin e demokracisë”, ka thënë Osmani.

Presidentja ka thënë se liria për të cilën ai luftoi nuk mund të jetë e plotë pa drejtësi, ndaj është e domosdoshme që autorët të zbulohen dhe të vihen para drejtësisë.

“Smajl Hajdaraj do të mbetet gjithmonë në kujtesën tonë si simbol i qëndresës dhe sakrificës. Lavdi jetës dhe veprës së tij!”, ka thënë presidentja.