Banorët në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë mbeten në errësirë që 7 orë
Foto: Zëri

Banorët në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë mbeten në errësirë që 7 orë

Aktuale January 17, 2025 - 20:35

Banorët e lagjes “ Haxhi Zeka” po përballen më mungesë të energjisë elekrike që nga ora 14:00. Banorët janë shprehur të shqetësuar pasi thonë se mungesa e rrymës elektrke në këto ditë të ftohta janari po ndikon tek fëmijët dhe tek të moshuarit, të cilët po ballafaqihen me të ftohtin.

Ata ankohen nga ana e KED-sit se nuk ka kurrfarë përgigje nga kryersit e punës të KED-sit.

Jeton Ismajli nga kjo lagje thotë se për shkak të ftohtit është detyruar që familjen e vet 6 anëtarshe, ku prej tyre 2 janë fëmijë dhe dy të moshuar ti dërgoj tek familjarët e tij në Breg të Diellit.

“ Kjo është e padrejtë, ne jemi parapagues të rregullt dhe tani mbesim me qirinjë si kohën e luftës. Prindërit e mi të moshuar dhe të sëmurë bashkë me fëmijët e vegjël janë detyrruar gjithë ditën të qëndrojnë të mbështjellur me batanijë”, ka thënë Ismajli. /Zëri