Vëllai i heroit Agim Ramadani në mbështetje të kandidates së PDK-së për deputete, Arbiana Xhemajli
Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arbiana Xhemajli, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen që i ka dhënë Demush Ramadani, vëllai i heroit të kombit, Agim Ramadani.
Përmes një postim në rrjetin social Facebook, Arbiana Xhemajli e ka falënderuar Demush Ramadanin për përkrahjen e tij të çmuar dhe për rolin e tij të rëndësishëm në mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare.
"Po ashtu, një falënderim i veçantë shkon për Demush Ramadanin, vëllanë e dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, për mbajtjen gjallë të frymës së sakrificës dhe patriotizmit që frymëzon brezat e ardhshëm," ka shkruar Xhemajli.
Kjo mbështetje nga një familje që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës është një dëshmi e lidhjes së fortë që PDK-ja ka me historinë dhe vlerat kombëtare të popullit tonë.
Arbiana Xhemajli është angazhuar që këto vlera të jenë një pikë kyçe e platformës së saj politike, duke frymëzuar të rinjtë dhe gjithë qytetarët për të punuar për një të ardhme më të mirë për vendin.