Miftaraj: KPM-ja nga një institucion i pavarur, brenda një dite u kthye në një institucion të kapur nga partia në pushtet
Kryetari i IKD’së, Ehat Miftaraj ka reaguar për zhvillimet e sotme në KMP ku është zgjedhur kryetari i ri i këtij institucioni, ndonëse Jeton Mehmeti kishte mandat deri më 21 janar.
Miftaraj përmes një postimi në rrjetin social Facebook tha se dy anëtarët e KPM-së përfituan nga ngritja në detyrë, po ashtu shton se veprimi i sotëm është politizim.
Postimi i plotë:
Dy anetare te KPM qe marrin pjese ne votim e ndryshojne rregulloren e punes, me ia mundesu vetes ne te njejten dite me u zgjedh kryetar dhe nen-kryetar i KPM.
Rregullorja ndryshohet pa permbushur obligimin ligjor te konsultimit publik.
Ndryshimi i rregullores ndryshon rregullin dhe iu mundesohet dy anetareve te KPM te marrin pozitat e kryetarit dhe nen-kryetarit.
A eshte konsumuar vepra penale e konfliktit te interesit?
Çeshtje qe kerkon trajtim nga Prokurori i Shtetit dhe Agjencia per Parandalimin e Korrupsionit!
A ka mundur te evitohet konflikti i interesit?
Po
A kane perfituar dhe a mund te perfitojne dy anetaret e KPM qe u ngriten ose do te ngriten ne detyre nga ky ndryshim?
Po
A eshte politizim i KPM veprimi i sotem?
Po