Jeton Mehmeti refuzon të vazhdoj drejtimin e mbledhjes së KPM-së: Mandati im si kryetar merr fund këtu
Pas zgjedhjes së kryetari të ri të Komisionit të Pavarur për Media, Besnik Berisha, kryetari aktual i cili ka mandat deri të martën, Jeton Mehmeti ka refuzuar të vazhdoj drejtimin e mbledhjes.
Pas zgjedhjes së kryetari të ri të Komisionit të Pavarur për Media, Besnik Berisha, kryetari aktual i cili ka mandat deri të martën, Jeton Mehmeti ka refuzuar të vazhdoj drejtimin e mbledhjes, raporton Ekonomia Online,
Pasi siç tha ai, nuk ndien siguri juridike për të vazhduar mbledhjen, dhe të jenë dy kryetarë me një sallë.
Jeton Mehmeti tha se misioni i tij si kryetar i KPM-së merr fund këtu.
“Punë e KPM është e tillë që ballafaqohemi me të pa njohura. Me qenë se me shumicë të votave anëtarët e KPM kanë zgjedhur një kryetar të ri, unë nuk ndiej siguri juridike për të vazhduar mbledhjen sepse nuk mund të jemi në sallë si dy kryetar. Dhe për mua, misioni ynë si kryetar i KPM-së merr fund këtu. Nëse thirrin mbledhje tjetër mund të marr pjesë si anëtarë sepse në bazë të mandatit që na ka dhënë Kuvendit, mandati si anëtar vazhdon deri me datën 21”, tha Mehmeti. /eo