Kim Mehmeti: Elita në Shqipëri ushqehet nga krimi, janë njerëz pa identitet
Analisti i njohur shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Kim Mehmeti, ka folur për situatën politike në Shqipëri, ku ka drejtuar kritika, jo vetëm politikës, por edhe njerëzve me ndikim në vend.
Sipas Mehmetit, në Shqipëri nuk ka analizë politike, ndonëse ka shumë emisione me debate politike çdo ditë.
“Sipas meje nuk ka analizë politike në Shqipëri, në Shqipëri ke diku ditëve të enjte 20 emisione debative me nga katër veta, të cilët flasin krejt ndryshe, deri këtu është shumë mirë, mirëpo ata persona flasin gjithmonë ndrysh dhe nga gjithë ajo hallakamë në këtë vend është mëkat të akuzosh vetëm politikanët për këtë që ndodh në Shqipëri”, ka thënë Mehmeti në “Top Story”, transmeton Zeri.info.
Sipas tij, elita në Shqipëri jeton nga krimi, ndërsa shpjegoi se si ndodh kjo.
“Në Shqipëri ndodh diçka edhe më e keqe se ka, elitat në Shqipëri jetojnë nga krimi, i ushqen krimi, edhe nëse ia ndal ushqimin, ata nuk do të flasin më. Nuk është në rregull që në Shqipëri të rrënohet teatri, nuk dalin as 20 opinionistë ose profesorë të dalin në protestë, ky popull ka 2000 profesorë, por ata nuk dalin”, tha Mehmeti. /Zëri
Për më shumë ndiqni pjesë nga intervista e tij: