MPJ-ja e Francës: Veprimet e njëanshme të Qeverisë së Kosovës rrezikojnë perspektivën e heqjes së masave
Ministria e Punëve të Jashtme të Francës ka lëshuar një komunikatë për media për veprimet e Qeverisë së Kosovës dhe mbylljen e disa institucioneve paralele serbe nëpër disa komuna të Kosovës.
MPJ-ja e Francës ka thënë se Parisi zyrtar shpreh keqardhje për mbylljen e njëanshme, meqë një vendim i tillë ndikon negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës, shkruan gazeta Express.
Gjithashtu, veprimet e tilla të Qeverisë Kosovës thonë se rrezikojnë përpjekjet për normalizim të raporteve me Serbinë në kuadër të dialogut.
“Franca shpreh keqardhjen për mbylljen e njëanshme nga qeveria e Kosovës më 15 janar të një numri të madh të strukturave administrative serbe në Kosovë, vendim i cili do të ndikojë negativisht në jetën e përditshme të popullatës serbe të Kosovës. Kjo rrezikon përpjekjet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut nën patronazhin e Bashkimit Evropian”, thuhet në reagim.
Në fund, thuhet se ky veprim i njëanshëm i Kosovës rrezikon perspektivat e heqjes së masave ndëshkuese të BE-së ndaj Kosovës.
“Ky veprim i njëanshëm rrezikon perspektivat e heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës. Franca bën thirrje për respektimin e angazhimeve të marra nga palët për të përparuar në zbatimin e marrëveshjes Bruksel-Ohër” përfundon reagimi.
#Kosovo | La France déplore la fermeture unilatérale par le gouvernement kosovar le 15 janvier un grand nombre de structures administratives serbes au Kosovo, décision qui affectera négativement la vie quotidienne de la population serbe du Kosovo.
— France Diplomatie ë (@francediplo) January 17, 2025
ë https://t.co/0n1oooEaNP pic.twitter.com/vDEFZ1IsVr