Gucati: Turp për Gjykatën Speciale, më ndaloi të përshëndetem me dorë me ish-krerët e UÇK-së
Foto: Laura Hasani

Gucati: Turp për Gjykatën Speciale, më ndaloi të përshëndetem me dorë me ish-krerët e UÇK-së

Aktuale January 17, 2025 - 09:28

Hysni Gucati, kryetar i OVL UÇK-së, ka folur në lidhje me trajtimin nga ana e Gjykatës Speciale.

Në një paraqitje publike, Gucati ka treguar se Specialja nuk e ka lënë të përshëndetet dorë më dorë.

“U përshëndeta me ta. Është turp për Gjykatën Speciale që ma ndaloi të përshëndetna dorë për dorë. Veç prej asaj vrime që është vogle. Në jetën time ma ran nuk e kam përjetu. Ka qenë shumë ran se Jakupi ka qenë shumë i vjetër, jam përshëndet me të gjithë, po me Jakupin e kam përjetu ranë”, ka rrëfyer Gucati.