Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama

Zjarri në Emshir, flet kryetari Rama

Aktuale January 16, 2025 - 20:56

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar nga vendi i ngjarjes pas shpërthimit të zjarrit në një objekt banesor në lagjen Emshir.

Rama ka thënë se nuk ka të lënduar dhe situata është nën kontroll.

Ai theksuar se dëmet janë të kufizuara vetëm në aspektin material.

“Nuk ka asnjë nevojë për panik çdo gjë është në kontroll. Nuk ka rrezik më. Nuk ka të lënduar, normal janë disa persona i kanë kontrolluar se e kanë thith pak tym”.

“Përndryshe çdo gjë në kontroll për fat të mirë… dëmet janë vetëm materiale, dy makina janë djeg, dy janë dëmtuar…”, ka thënë Rama.