Ambasadori në Bruksel: Strukturat ishin ilegale

Ambasadori në Bruksel: Strukturat ishin ilegale

Aktuale January 16, 2025 - 09:31

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Agron Bajrami, i është përgjigjur Bashkimit Evropian lidhur me mbylljen e strukturave paralele në disa rajone.

Ambasadori Bajrami ka sqaruar se ato struktura ishin ilegale të drejtuara nga Serbia, se s’ka marrëveshje mbi ato dhe që aksioni nuk nxiti tensione.

“Nuk ka asnjë marrëveshje që përcakton negociatat për të ardhmen e këtyre strukturave”, ka shkruar Bajrami në platformën X.

Pas mbylljes së institucioneve paraleleve të Serbisë, të cilat po vepronin në Kosovë, kanë reaguar Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe Bashkimi Evropian, duke vlerësuar se këto çështje duhet të menaxhohen përmes dialogut.