Vranët dhe ftohtë edhe sot
Mbeten ende kushte të motit të ftohtë ditën e enjte, kryesisht me vranësira. Intervale me diell paksa më shpesh mund të ketë nga pjesë të Dukagjinit. Frynë erë e lehtë dhe mesatare veriore e verilindore 2-5m/s. Temperaturat minimale zbresin në -5C e -2C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 0 gradë C e 3 gradë C, njofton Prishtina Weather.
Nga dita e premte vranësirat pritet të shpërndahen e mbi vend të kemi më shumë intervale me diell duke shkuar në fundjavë.
Orëve të mëngjesit përgjatë ultësirave paraqiten kushte për formim të mjegullës, që aty këtu mund të mbetet deri orëve të mesditës. Temperaturat minimale zbresin në -5 gradë C e -7 gradë C, e ato maksimale në rritje deri në 4 gradë C e 6 gradë C, në fundjavë, të hënën deri në 7 gradë C e 8 gradë Celsius, njofton Mendimi për Motin.