Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Foto: Laura Hasani

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Aktuale January 15, 2025 - 21:20

Ish kryetari i Skenderajt, Bekim Jashari, ka kritikuar ata që dolën kundër aksionit të policisë, për t’i mbyllur institucionet paralele serbe në Kosovë.

Në një shkrim në llogarinë zyrtare në Facebook, Jashari ka lavdëruar veprimin e Policisë.

Tutje citoi edhe Gjergj Fishtën, “Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashkë dy shqiptarë”, duke e ndërlidhur me situatën aktuale në vend, pasi ka zëra kundër.

“Deri kur kështu? 25 vite pas çlirimit të vendit, 17 vite shtet Dëgjoj lloj-lloj deklarimesh, lajme e akuza:

“Veriun e vendit”. Aksionet e policisë i quajnë dhunë, presion, fashizëm, deri te krahasimi me Millosheviqin.

“Institucionet paralele”. S’ka marrë leje, s’ka urdhër të Prokurorit.

S’kemi prova a janë duke kryer vepra penale. Për çfarë? Për të luftuar mbetjet e Serbisë në Kosovë.

Nuk kam fjalë për t’u shprehur. Kush jemi dhe kush paskemi qenë ne, shqiptarët?

Gjergj Fishta kishte thënë nga mllefi, njëjtë si unë sot:

“Ma kollaj asht me mbushun një thes me pleshta sesa me i ba bashkë dy shqiptarë”

Respekt e mirënjohje për Policinë e Kosovës!

Lavdi dëshmorëve të UÇK-së”, shkroi Jashari.