Nol Nushi ndalohet nga policia në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

Nol Nushi ndalohet nga policia në kufirin Kosovë-Maqedoni e Veriut

Aktuale January 15, 2025 - 20:04

Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka bërë të ditur se sekretari i kësaj partie, Nol Nushi, është ndaluar nga policia në kufirin Kosovë – Maqedoni e Veriut.

Molliqaj bëri t ë ditur se Nushi është ndaluar nga policia për një rast të vitit 2016 sa ishte aktivist në Lëvizjen Vetëvendosje.

“Noli çdo ditë është në Prishtinë, banesë e zyrë. Si u bë që gjetën kufirin për ta penguar e arrestuar? Nga kush ky urdhër? Ky stil arrestimi ka veç një shpjegim: lodhja e aktivistëve. Kjo metodë përherë këtë funksion ka pasur. Nuk bëhet fjalë për këmbënguljen e drejtësisë”.

“Në ndërkohë që Noli është ndaluar për një rast të vitit 2016, sa ishte aktivist në VV, nuk kemi dëgjuar raste të aktivistëve që janë në VV të jenë ndaluar a penguar”, shkroi Molliqaj, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, Molliqaj kërkoi lirimin e menjëhershëm të Nushit si dhe hetim të këtyre veprimeve, të cilat ai i quajti arbitrare.