SHBA: Reçaku, një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë
Foto:Laura Hasani

SHBA: Reçaku, një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë

Aktuale January 15, 2025 - 12:53

Ambasada e SHBA-së në Kosovë ka përkujtuar sot masakrën e Reçakut, në 26-vjetorin e saj.

Ambasada e SHBA-së shkruan se masakra e Reçakut është një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë, transmeton Zeri.info.

“Sot SHBA-ja qëndron me popullin e Kosovës në kujtimin e viktimave të masakrës së Reçakut - një pikë kthese tragjike për njerëzimin që nxiti botën të veprojë. Ndërsa nderojmë viktimat, ne ripërtërijmë angazhimin tonë të përbashkët për të vërtetën, drejtësinë dhe pajtimin”, shkroi Ambasada e SHBA-së. /Zëri