Walkeri nderon me homazhe viktimat e Reçakut: Çdo vit mahnitem nga numri i njerëzve që janë këtu
Ish-shefi i Misionit Vëzhgues të OSBE-së në Kosovë, ambasadori William Walker, që pati cilësuar masakrën në Reçak si krim kundër njerëzimit, sot, 26 vjet pas asaj dite, ka bërë homazhe në Kompleksin Memorial në Reçak.
Walkeri, i cili vjen për homazhe në pothuajse në çdo përvjetor, ka thënë se dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani sipas tij ka njerëz nga e gjithë Kosova dhe “supozoj se ka edhe nga e gjithë bota”.
“Çdo vit mbetem i mahnitur nga numri i njerëzve që janë këtu nga i gjithë vendi. Dikur ishte kryesisht një shërbim përkujtimor, por tani ka njerëz nga e gjithë Kosova dhe supozoj se ka edhe nga e gjithë bota.
Pra, ju falënderoj që po e pasqyroni këtë, ju uroj të gjithëve një ditë shumë të lumtur dhe i uroj gjithë popullit të Kosovës një Vit të Ri të lumtur”, ka thënë Walkeri.