Osmani dhe Kurti së bashku bëjnë homazhe në Reçak
Aktuale
January 15, 2025 - 11:12
Krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti, kanë nderuar sot viktimat e masakrës së Reçakut.
Osmani dhe Kurti së bashku kanë vendosur kurora me lule te memoriali në Reçak, në 26-vjetorin e masakrës që ndryshoi edhe historinë e Kosovës.
Përveç tyre, Reçaku sot po vizitohet nga liderë të institucioneve dhe partive të tjera, por edhe qytetarë nga e gjithë Kosova.
Kujtojmë se 26 vjet më parë forcat policore ushtarake, militare e paramilitare serbe kryen aktin e tmerrshëm të masakrës së Reçakut, akt i cili më pas do të cilësohej nga ambasadori William Walker si krim kundër njerëzimit. /Zëri