Hamza bën homazhe në Reçak: Do ta ndërtojmë memorialin e gjenocidit në Kosovë
Aktuale
January 15, 2025 - 10:36
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë homazhe me rastin e 26-vjetorit të masakrës së Reçakut.
Hamza ka thënë se “si simbol të përpjekjeve për drejtësi dhe si kujtesë kolektive për gjeneratat e reja, ne do ta ndërtojmë memorialin e gjenocidit në Kosovë”.
Shkrimi i tij:
Nder dhe lavdi e përjetshme për të rënët e Reçakut!
Kosova e forcuar nga dhimbja sot kujton me krenari, kërkon drejtësi dhe të vërtetën e saj do ta mbrojë me çdo kusht. Si simbol të përpjekjeve për drejtësi dhe si kujtesë kolektive për gjeneratat e reja, ne do ta ndërtojmë memorialin e gjenocidit në Kosovë.
E vërteta e popullit tonë do të mbetet e paprekur dhe e mbrojtur për gjeneratat e ardhshme.