Begaj për masakrën e Reçakut: Ndryshoi historinë e Kosovës
Foto: Laura Hasani

Begaj për masakrën e Reçakut: Ndryshoi historinë e Kosovës

Aktuale January 15, 2025 - 10:22

Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, në 26-vjetorin e masakrës së Reçakut ka thënë se denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj.

Begaj i ka shprehur mirënjohje ambasadorit amerikan, William G. Walker.

“Më 15 janar 1999, në fshatin Reçak të Kosovës, u ekzekutuan dhe masakruan barbarisht nga njësitë kriminale serbe 45 shqiptarë civilë të paarmatosur. Denoncimi i kësaj masakre ndryshoi historinë e Kosovës dhe qasjen e komunitetit ndërkombëtar ndaj saj. Lavdi përjetë burrave dhe grave të Kosovës, që qëndruan për lirinë e saj! Mirënjohje ambasadorit amerikan William G. Walker, ‘Kalorës i Urdhrit të Flamurit’”, shkroi Begaj në Facebook.