BE: Drejtësia dhe përgjegjësia për krimet në Reçak, të vonuara
Në 26-vjetorin e masakrës së Reçakut, Bashkimi Evropian në Kosovë thotë se drejtësia dhe përgjegjësia për krimet e bëra Reçak mbeten të vonuara.
Përmes një postimi në “X”, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë nderon dhe kujton të gjitha viktimat e kësaj masakre.
“Sot ne solidarizohemi me familjet dhe popullin e #Kosovës për të nderuar dhe kujtuar viktimat e masakrës së Reçakut, një krim i tmerrshëm që la një plagë të pashëruar 26 vjet më pas. Jetët e tyre u morën brutalisht dhe drejtësia dhe përgjegjësia mbeten të vonuara”, thuhet në reagimin e BE-së në platformën X.
Today, we stand in solidarity with the families and people of #Kosovo to honour and remember the victims of the Reçak/Raëak massacre, a heinous crime that left an unhealed wound 26 years on.
— European Union in Kosovo (@EUKosovo) January 15, 2025
Their lives were brutally taken, and justice and accountability remain overdue.