Nait Hasani viziton në spital babain e Hashim Thaçit, u rrëfeu vizitën me Edi Ramën në Hagë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Nait Hasani, ka vizituar sot në Spitalin e Prishtinës, Haxhiun, babain e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Hasani jep detaje edhe nga biseda që pati me të, duke konfirmuar se babai i presidentit po mbahet i fortë përballë sfidave, transmeton klankosova.tv.
”I fortë u qëndron sfidave të kohës Haxhi Thaçi, babai i Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi.
Së bashku sot, unë me Gjeneral Kudusi Lame, bashkëluftëtaren e Hashim Thaçit Fatmire Zogu Hasani dhe mikun familjar të familjes Thaçi, Rexhep Gashi, vizituam babanë e Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Haxhi Thaçin në Spitalin e Prishtinës.
Me urimin më të mirë, i uruam shërim e shëndet të mirë Haxhi Thaçit dhe biseduam për luftën, për Gjykatën Speciale, për padrejtësitë, për mbështetjen e shtetit dhe vizitat atje në Hagë të Hashim Thaçit.
Plaku, edhe pse në moshë të shtyrë, mbahej i fortë dhe na tregonte për vizitën e tij atje kur ishte dhe të Edi Ramës në Hagë.
Na kujtonte takimet e kohën që nga paralufta, kur ishim në shtëpinë e tij në përgatitjet për luftë, në organizimet e UÇK-së.
Njerëzit e fortë si plaku i nderuar Haxhi Thaçi të japin vullnet e forcë t’i përballojmë sfidat dhe mundimet e jetës në mbrojtje të vlerave të luftës sonë të drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”.