Nis intervistimi i kandidatëve për 21 pozita për gjyqtarë të rinj

Nis intervistimi i kandidatëve për 21 pozita për gjyqtarë të rinj

Aktuale January 13, 2025 - 12:14

Në ambientet e Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), të hënën ka filluar intervistimi me gojë i kandidatëve për 21 pozita për gjyqtarë të rinj.

Intervistat po zhvillohen para komisionit me këtë përbërje: Albert Zogaj - kryetar i Komisionit dhe anëtarët: Bekim Veliqi, Valon Kurtaj, Arjeta Sadikaj dhe Ahmet Imami.

Pas përfundimit të intervistave, KGJK-ja pritet të shpallë rezultatet finale për kandidatët e suksesshëm për 21 pozita për gjyqtarë.

Ndryshe, më 15 nëntor 2024 ka raportuar për 67 kandidatë që kishin kaluar me sukses testin me shkrim për 21 pozita për gjyqtarë.

Kujtojmë se BD-ja ka monitoruar procesin me shkrim në fushën penale më 9 nëntor dhe atë civile më 10 nëntor 2024. /BetimipërDrejtësi