Kosova drejt anëtarësimit në NATO këtë vit -thotë Zeqaj
Foto: Laura Hasani

Kosova drejt anëtarësimit në NATO këtë vit -thotë Zeqaj

Aktuale January 13, 2025 - 12:07

Gazetari Florent Zeqaj ka deklaruar se anëtarësimi i Kosovës në NATO është pjesë e një plani të përshpejtuar nga fuqitë e mëdha për të integruar vendet e Ballkanit Perëndimor, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjë Hercegovinën.

“Nga fuqitë e mëdha është duke u hartuar një plan për anëtarësimin sa më të shpejtë të bllokut perëndimor, përfshirë Kosovën, Serbinë dhe Bosnjën, sepse situata këtu është më e brishtë sesa rasti i veriut, për shkak të pranisë së Republikës Serbe brenda Bosnjës.

Ky plan synon anëtarësimin e këtij blloku në NATO, me qëllimin që ta vendosë nën ombrellën e sigurisë për shkak të ndikimit rus, tha Zeqaj.

Sipas tij, gjasat janë që në vitin 2025 ky bllok të ketë një orientim të qartë drejt aleancës, duke rritur stabilitetin rajonal. /klankosova