Qytetarët me pritje të ndryshme nga zgjedhjet e 9 shkurtit
Qytetarët e Kosovës shprehen të gatshëm për të votuar në zgjedhjet e para të rregullta parlamentare, që pas shpalljes së pavarësisë.
Pritjet e tyre mbeten të ndara, megjithëse shprehin skepticizëm për premtimet e partive, të cilat, sipas tyre, shpesh duken larg realitetit. Të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit brenda dhe jashtë Kosovës kanë 2 milionë e 75 mijë e 868 qytetarë.
Janë hiç më pak se 2 milionë e 75 mijë e 868 votues që kanë të drejtë vote në zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit brenda dhe jashtë Kosovës. Qytetarët e intervistuar thonë se do ta shfrytëzojnë të drejtën e votës, ndërsa pritjet i kanë të ndryshme.
“Premtimet janë gjithmonë premtime të shkruara, mund të them lirisht, 50 për qind nëse realizohen është sukses, megjithatë nuk është për me ju besua. (A doni me dalë me votu) Patjetër, është detyrë e çdo qytetari, pavarësisht qysh është puna duhet me dalë me votua”, thotë një qytetar.
“Programi është letër, praktika është tjetër. Më tepër bëjmë fjalë e kur të dalim në qeverisje, bëjmë prapë çka të çojmë, se nuk jemi të përgjegjshëm. Megjithatë a keni me e shfrytëzua të drejtën e votës) Patjetër, është i vetmi instrument që mundemi me dhënë për shtet, tjetër gjë s’ka”, shton një qytetar tjetër.
Kurse një tjetër thotë se nga zgjedhjet nuk pret asgjë të re “njëjtë, si ky si ai njëjtë kanë me u ulë në karrige”.
Një tjetër qytetar thotë se ata premtojnë gjithçka, “kur ndalesh edhe i sheh prej kah gjithë ato rritje gjithë ato... nuk ju besoj, por është garë elektorale lejohen premtime të gjithfarshme”. Por thotë se megjithatë e pret me padurim.
Këto do të jenë zgjedhjet e para të rregullta parlamentare në Kosovë, që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008. rtk